Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, tashmë edhe zyrtarisht është futbollist i skuadrës franceze, Reims.

E pjesë e kësaj skuadre është edhe ylli tjetër i Kosovës, Arbër Zeneli.

Menjëherë pas zyrtarizmit, Zeneli e ka uruar shokun e tij për transferimin në Francë.

Në fotografinë e zyrtarizmit të Valonit, që Arbër Zeneli e ka postuar në Instagram, ka shkruar: “shkojmë shqipe”.

Kurse Berisha pastaj ka shkruar: “bashkë s’ka kush që na ndalë”./VAR Kosova/