Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka shprehur dëshirën për të transferuar futbollistin e Lionit, Memphis Depay.
Spanjolli dëshiron që këtë vera ta transferojë holandezin në Londër.
Arteta është duke kërkuar lojtarë për sulm, pasi që dy sulmuesit aktual Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette, janë duke menduar largimin.
Mikel Arteta mendon se pikërisht Depay është futbollisti që do të përshtatej në sulmin e Arsenalit.
Mirëpo, skuadra francezë është duke shpresuar në ndonjë ofertë të mirë, në mënyrë që ta lë të largohet futbollistin, kontrata e të cilit skadon më 2021.