Me nga një gol në secilën pjesë, Arsenali e ka mposhtur Manchester Cityn.
Në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të FA Cup, londinezët ishin më të saktë se futbollistët e Pep Guardiolas.
Ishte kapiteni Pierre-Emerick Aubameyang ai që shënoi të dy golat në këtë ndeshje.
Golin e parë e shënoi në minutën e 19-të, kurse të dytin në minutën e 71-të.
Nesër zhvillohet ndeshja tjetër ndërmjet Manchester United dhe Chelsea.
Njërën nga këto skuadra, Arsenali e pret në finale të FA Cup.