E ardhmja e Milot Rashicës, duket se do të jetë larg Werder Bremen.
Oferta për yllin e Kosovës ka nga shumë klube, si në Gjermani, por edhe klube nga Premier League.
Sipas Sky Sports, Aston Villa e ka marrë shumë seriozisht interesimin për vushtrriasin.
Ky klub anglez, është gati të paguajë 36,5 milionë euro për numrin 7 të Kosovës.
Rashica kohët e fundit i ftuar nëpër emisione televizive, ka refuzuar të tregojë klubin e tij të ardhshëm, mirëpo nuk ka mohuar që ka oferta nga shumë klube.