Trajneri i Barcelonës Quique Setien, duket se ‘vetëm hijen e ka’ në Camp Nou.

Drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me punën e tij.

Sipas Mundo Deportivo, ata tashmë kanë filluar të shikojnë për një trajner të ri.

Ish-trajneri i Paris Saint-Germain dhe ish-trajneri i Francës, Laurent Blanc, është emri që po përmendet nga drejtuesit e Barcelonës.

Madje, sic raporton Mundo Deportivo, agjenti Jorge Mendes, tashmë ka bërë një ofertë për francezin.

Prej kur u larguar nga Parc des Princes më 2016, Blanc është i papunë. Për të ka shprehur interesim edhe Valencia.

Quique Setien është kritikuar vazhdimisht për performacën e tij, sidomos pas humbjes së fundit nga Osasuna dhe kritikave të mëdha nga kapiteni Lionel Messi për lojën e Barcelonës./VAR Kosova/