Kompanitë e basteve nuk do të jenë më në gjendje të paraqiten nëpër fanellat e futbollit të ekipeve nga La Liga prej edicionit të ardhshëm.

Sipas mediave spanjolle, ky vendim do të ndikojë direkt në tetë klube të elitës së futbollit spanjoll. 

Ky projekt do të hyjë në fuqi për edicionin e ardhshëm dhe do të ketë ndikim direkt në La Liga, ku ekipet nuk do të lejohen që të ekspozojnë reklamat e kompanive të basteve nëpër fanella. 

Valencia, Alaves, Leganes, Granada, Mallorca, Sevilla, Osasuna dhe Levante janë tetë skuadrat që kompanitë e basteve i kanë sponsorë kryesorë të fanellave.