Klubi i Partizanit ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen për herë të dytë të marrëveshjes me trajnerin Adolfo Sormani. Ky vendim i kampionëve në fuqi vjen pas refuzimit të italianit për të drejtuar skuadrën në ndeshjen derbi me Tiranën, para se cilës 5 lojtarë të kuq rezultuan pozitiv me koronavirus.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT

FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjehershëm të bashkëpunimit me trainerin Adolfo Sormani dhe dy pjestarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Faccia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.traineri ekipit Renaldo Kalari.