Një ndër futbollistët që ka spikatur gjatë fitoreve të njëpasnjëshme të Milanit, është fantazisti turk Hakan Calhanoglu.

Ai ka rilindur plotësisht dhe po e udhëheq skuadrën.

“Pioli më ka ndryshuar shumë si njeri dhe si futbollist, ndaj i jam mirënjohës. Më lejoj të luaj lirshëm, si të dua dhe bashkë flasim vazhdimisht edhe jashtë fushës së lojës. Mund të them se luaj edhe për trajnerin, pasi është shumë i rëndësishëm, si për mua ashtu edhe për të gjithë skuadrën” ka thënë turku.