Në vitin 2015, futbollisti turk Arda Turan, iu bashkua Barcelonës nga Atletico Madrid.

Mirëpo, mesfushori asnjëherë nuk arriti të tregojë formën e tij që të jetë pjesë e Barcelonës.

Aktualisht, Arda Turan është futbollist i lirë, por rrallë që dikush interesohet për shërbimet e tij.

Pas shkëputjes së kontratës me Barcelonën, aktualisht ai është në bisedime me disa klube.

Duket se klubi gjerman, Hannover ka shprehur interesimin më serioz për shërbimet e tij.Skuadra gjermane që garon në Ligën e Dytë të futbollit gjerman beson se mund ta transferojë futbollistin turk.

“Nëse ne biem darkord për aspektin financiar, do të donim që ta transferonim Turanin për edicionin e ri”, tha Kenan Kocak, zyrtar i klubit të Hannoverit.

Në Hannover, Turan do të bëhej bashkëlojtar i dy futbollistëve të Kosovës, Florent Muslijës dhe Valdrin Mustafës.