Futbollisti legjendar i Arsenalit dhe Kombëtares së Anglisë, Kenny Sansom, është duke përjetuar ferr në jetën e tij.

Ai ditë më parë u rrah brutalisht, derisa mezi mjekët i shpëtuan jetën në një spital në Britani.

Sansom luajti për kombëtaren e Anglisë 86 herë, derisa ishte pjesë edhe e Kupës së Botës në vitet 1982 dhe 1986.

Në karrierën e tij, ai luajti për Crystal Palace, Newcastle, Queens Park Rangers, Coventry, Bradford, Watford, por famën më të madhe e fitoi duke luajtur për Arsenalin.

Sidoqoftë, fama dhe pasuria ishin të vështira për t’u mbajtur. Ai ishte i dhënë pas alkoolit dhe lojërave të fatit, duke falimentuar dhe humbur gjithçka që kishte.

Një vit më parë ai në një intervistë për tabloidin britaniku “The Sun”, ai pranoi se jeta e tij u copëtua plotësisht për shkak të veseve.

“Unë jam i pastrehë. Pse? Sepse nuk kam para. Dhe jo vetëm kaq: Unë jam i dehur dhe bixhoz, dhe shëndeti im është i dëmtuar. Unë jetoj në rrugë dhe fle në banka. Unë jam thjesht një humbës. Arsenali po përpiqet të më ndihmojnë mua por unë jam armiku i vetës sime”, ka kishte thënë Sansom.