Djali i përzgjedhësit të Kosovës, Bernard Challandes, ka ndjekur hapat e babait të tij.
Ai është emëruar trajner i ekipit të dytë të klubit zviceran Le Locle, që garon në ligën e dytë në Neuchatelit.
Edhe Bernard Challandes, 68-vjeçar, kishte nisur karrierën e trajnerit te Saint-Imier, në vitin 1978.
Challandes fillimisht ishte trajner\lojtar, njëjtë si djali i tij tani.