Në dy ndeshjet e fundi të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës, kanë përfunduar me fitore të mysafirëve.

Drita ka fituar në Podujevë e Trepca ’89 në Ferizaj.

Në ndeshjen Llapi – Drita edhe në pjesën e dytë u shënuan dy gola. Përsëri nga mysafirët, për rezultatin 0–4.

Kurse në Ferizaj, ku pjesa e parë kishte përfunduar 0-3 për skuadrën nga Mitrovica, u shënuan edhe 4 gola të tjerë.

Rezultati final i ndeshjes Ferizaj 2, Trepça ’89 5.

Me fitoren e radhës, Drita vazhdon të jetë lider në Superligën e Kosovës. Skuadra nga Gjilani ka 61 pikë, 4 më shumë se përcjellësja Prishtina./VAR Kosova/