Sulmuesi Emmanuel Adebayor, është lojtar i lirë.

Sipas Goal.com, 36-vjeçari nga Togo ka mbetur pa klub.

Një lajm të tillë e ka konfirmuar edhe klubi nga Paraguai, Olimpia.

Përmes një postimi në twitter, ky klub ka bërë të ditur shkëputjen e kontratës me Adebayor.

Në karrierën e tij, ai ka luajtur për shumë skuadra evropiane, si Arsenal, Real Madrid, Manchester City, e të tjera.

https://twitter.com/elClubOlimpia/status/1278081935261253637