Kanë përfunduar dy ndeshjet e së shtunës në kuadër të javës së 28-të të superligës kosovare.
Ballkani ka fituar si mysafir te Dukagjini me rezultat 1:5.
Me këtë fitore, suharekasit mbeten në pozitën e tretë me 56 pikë.
Fitore të madhe ka shënuar edhe Gjilani në udhëtim te Ferronikeli.
Ndeshja përfundoi me rezultat 0:2.
Kjo fitore e Gjilanit ia ruan gjasat për gara evropiane, pasi tani ka vetëm dy pikë më pak se Prishtina e vendit të dytë.