Kompania e krijuar nga legjenda e Romës, Francesco Totti, vazhdon të nënshkruajë me talentë të ndryshëm të futbollit.
Pjesë e CT10 Managament do të jetë edhe futbollisti i ri shqiptar Luis Hasa.
I lindur më vitin 2004, ai është pjesë e grup-moshave U16 të Juventusit.
Hasa ka bërë debutimin e tij me U17 dhe ka shënuar 1 gol në katër paraqitje.
“I japim mirëseardhjen Luis Hasës në ekipin tonë, futbollistit të datëlindjes 2004 të Juventusit. Mirëserdhe në bord”, shkruhej në faqen zyrtare të kompanisë së ish-kapitenit të Romës, i cili pozoi së bashku me shqiptarin dhe numrin 10 të ekipit bardhezi U-16./VAR Kosova/