Këngëtarja shqiptaro-britanke Dua Lipa ka ngritur shumë pluhur ditët e fundit rreth postimit të flamurit me hartë, që ishte shfaqur në ndeshjen Serbi-Shqipëri, në vitin 2014.

Dua Lipa ka postuar  foton e flamurit që kishte tronditur Ballkanin e njohur si “ndeshja e dronit”, një flamur me hartë të Shqipërisë etnike u shfaq nè qiellin e Beogradit gjatë ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Ajo që zhgënjeu serbët të Twitter nuk ishte lëvizja e këngëtares, por e ish-futbollistit Francesco Totti.

Totti një ndjekës i këngëtares shqiptare ka pëlqyer foton e Dua Lipës, dhe kjo ka irrituar fansat serbë të Tottit.

Legjanda Totti ka një ushtri të madhe të tifozëve në mbarë botën, madje edhe në Serbi, dhe ai zhgënjeu ata me këtë veprim.