Vedat Muriqi shkëlqeu në pjesën e parë të edicionit në Superligën turke duke shënuar gola vendimtar dhe duke u konsiduar si “transferimi i vitit” nga mediat.

Por, zhgënjim i madh ka ardhur nga sulmuesi prizrenas në pjesën e dytë të edicionit, shkruan “Hurriyet”.

Sulmuesi i Kosovës, i cili ra në “grackën” e spekulimeve së fundmi, nuk ka bindur me paraqitjet e tij në javët e fundit.

Madje, ai është ndëshkuar edhe me karton të kuq në ndeshjen derbi ndaj Besiktasit në fundjavë, ku skuadra e Fenerbahçes humbi me rezultat, 2:0.

Muriqi kishte shënuar dhjetë gola dhe kishte dhuruar tri asistime në pjesën e parë të edicionit, por në pjesën e dytë dhuroi vetëm pesë gola dhe tri asistime.

Momentalisht, në kampionatin turk, prizrenasi ka 15 gola dhe gjashtë asistime në 32 ndshje.

Me humbjen në fundjavë, Fenerbahçe humbi mundësinë që të kualifikohet në Evropë.

“Kanarinat e Verdha” nuk kanë qenë në top-pesëshe për herë të dytë rresht, për herë të parë nga viti 1959.