Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të javës së 29-të të Superligës.

Ballkani e ka deklasuar Llapin në Suharekë, duke e mposhtur me rezultat 5:1.

Kjo fitore ia mban gjallë shpresat skuadrës së Ismet Munishit për vendin e dytë, që çon në Europa Ligë.

Edhe Drenica ka shënuar fitore duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 3:0.

Ndërsa derbi i javës mes Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar me rezultat 2:1.

Edhe Gjilani, sikurse Prishtina, vazhdojnë ta ndjekin Dritën lidere, në garën për titull.