Në stërvitjen e parë, lojtari i ekipit të bejsbollit New York Yankees, Masahiro Tanaka, u godit nga shoku i tij i skuadrës.

Tanaka pësoi një dëmtim të rëndë, pasi u godit me top në kokë nga bashkëlojtari Giancarlo Stanton.

Japonezi 31-vjeç, qëndroi i shtrirë në fushë për pak kohë, i rrethuar nga stafi i ekipit.

Tanaka është larguar nga fusha duke ecur, por i ndihmuar nga të tjerët.

Drejtuesit të klubit kanë njoftuar se Tanaka është dërguar në një spital lokal, për trajtim të mëtejshëm.

Fundi i korrikut shihet si mundësia e kthimit të Major League Baseball./VAR Kosova/