Mbrojtësi i krahut të djathtë, Florent Hadërgjonaj, do të rikthehet te Huddersfieldi.
Kosovari ka kontratë me anglezët pas përfundimit të këtij edicioni me Kasimpashën në Turqi, ku është huazuar në janar të këtij viti.
Drejtuesit e Huddersfieldit po planifikojnë t’i rikthejnë të gjithë futbollistët e huazuar nëpër ekipet tjera, përfshirë edhe Hadërgjonajn.