Hellas Verona dhe Interi kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31-të të ligës italiane.

Ndeshja u mbyll me shifrat 2:2.

Darko Lazovic shënoi golin e parë për vendasit qysh në minutën e dytë, derisa pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1:0 të Veronas.

Interi e filloi mjaft mirë pjesën e dytë, duke përmbysur rezultatin.

Fillimisht shënoi Antonio Candreva në minutën e 49-të.

Kurse, më pas ishte autogoli i Federico Dimarcos në minutën e 55-të që kaloi mysafirët në epërsi.

Golin e barazimit vendasit e arritën në minutën e 86-të, kur Amir Rrahmani asistoi për Miguel Veloson, i cili shënoi për 2:2.

Rrahmani luajti gjatë gjithë takimit, derisa Marash Kumbulla u zëvendësua në minutën e 84.

Përkundër asistim kapiteni kosovar u vlerësua me notën 6.2 nga “SofaScore”, kurse Kumbulla me 7.0.