Në vitin 2011, senegalezi Sadio Mane kishte shkuar nga fshati i tij në Francë për t’u bërë pjesë e skuadrës Metz.

Ai dëshironte t’i dërgonte nënës së tij një fotografi. Mane atëkohë nuk kishte ndonjë kamerë dhe kishte shumë pak para.

E pyeti një gazetar nëse ai mund ta fotografonte. Pasi e fotografoi, gazetari e pyeti se si e kishte email adresën, që t’i dërgonte fotografinë.

Por Sadio nuk kishte email. Në fund, Sadio Mane e pyeti gazetarin: A duhet të paguajë për fotografinë?

“Ai e vërejti që unë kisha një aparat dhe më pyeti nëse mund t’ia bëj një foto sepse dëshironte t’ia dërgonte nënës së tij. E pyeta për email adresën e tij. Vetëm e tundi kokën. Ai më dha vetëm adresën e klubit (Metz). Në fund më tha: nuk kam nevojë të paguajë apo?”, ka treguar gazetari./ VAR Kosova/