Ky është Arijon Ibrahimoviç dhe në të ardhmen, mund të luajë për Kosovën.
Ai është vetëm 14-vjeç. Arijoni luan për U15 dhe U17 te Bayern Munich.
Ai është kapiten i skuadrës.
Në 13 ndeshje, Ibrahimoviç ka shënuar 20 gola dha ka dhuruar 17 asiste.
“Unë jam Arijon Ibrahimoviç dhe jam nga Kosova. Luaj për Bayernin (U15) dhe dua të bëhem si Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimoviç. E vizitoj Kosovën sa më shpesh që mundem. Te Bayerni janë edhe disa lojtarë tjerë nga Kosova dhe me ata kaloj shumë mirë”, kishte thënë Arijon Ibrahimoviç për KOHËN.
Pjesë e akademisë së Bayern Munich janë edhe futbollistë të tjerë nga Kosova: Leon Dajaku, Benjamin Dibrani, Behar Neziri, Erblin Osmani, Nderim Zogaj, Lendi Hoti dhe Lamar Rama.
Nëse të gjithë këta zgjedhin Kosovën, e ardhmja është e sigurt./VAR Kosova/