Bosi i Barcelonës është jashtëzakonisht i sigurt se ylli argjentinas nuk do të largohet nga Camp Nou së shpejti.
Presidenti i Barçës, Jose Maria Bartomeu ka ritheksuar mundësinë që Lionel Messi të përfundojë karrierën e tij në këtë klub.
Aktualisht 33-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në fund të sezonit të ardhshëm, derisa ka pasur spekulime se Messi është i pakënaqur me Bartomeun dhe udhëheqjen e klubit.
“Ne kemi folur, po flasim dhe do të vazhdojmë të flasim me Messin”, i tha Bartomeu TV3.
“Ai dëshiron të përfundojë karrierën e tij këtu, ne patjetër do të rinovojmë me të. Nuk kam asnjë dyshim se ai do të qëndrojë këtu”, tha Bartomeu.