Joan Laporta, ish-shefi i Barcelonës ka thënë se ‘është i frikësuar’ se Lionel Messi mund të mos e zgjasë qëndrimin e tij në klub.
Sipas tij, kjo mund të ndodh për shkak të situatës aktuale në bord.
Messi ka kontratë në Camp Nou deri në vitin 2021, por raportet me shefin aktual të Barças Josep Maria Bartomeu, raportohet se nuk janë perfekte, që mund të komplikojnë zgjatjen e kontratës.
Laporta nuk është i sigurt se Messi do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës pas vitit të ardhshëm.
“Unë dua që ai të qëndrojë, por kam frikë se një vendim i keq i bordit mund të rezultojë në një vendim të pakthyeshëm”, tha Laporta për Messin
“Nuk është BarçaGate, është BartoGate. Unë jam i shqetësuar për mënyrën se si po rrezikohet statusi i klubit”, tha ai.
Laporta, i cili po mendon të kandidojë përsëri për president të Barcelona, gjithashtu ka paralajmëruar Xavin që të mos kthehet për të menaxhuar klubin në gjendjen e tij aktuale.
Bartomeu ka deklaruar se Xavi do t’i stërvitë Katalanasit “herët a vonë”.