Bernie Ecclestone sapo është bërë sërish baba në moshën 89-vjeçare, por ai nuk ka përfunduar ende.

Ish-shefi i Formulës 1 dëshiron edhe një bebe tjetër dhe thotë se nuk ka nevojë për ilaçin Viagra, por i duhet vetëm vitamina D.

Ecclestone para pak ditësh u bë me djalë, derisa ky ishte fëmija i katërt.

Ai ka edhe 3 vajza nga martesat e mëhershme.

“A marr ndonjë gjë? Jo! Fabiana më jep disa tableta – vitamina D, por nuk marrë ndonjë gjë tjetër”, ka thënë Ecclestone.