Në këtë afat kalimtar, shumë skuadra kanë trokitur në derën e Wolves.

Paraqitjet e mira të Adama Traore, kanë bërë që shumë skuadra të mëdha të interesohen për shërbimet e tij.

Së fundi, siç raporton ESPN, Manchester City dhe Juventus, janë në garë për të transferuar Traoren.

Të dy klubet janë duke bërë gati ofertat, nëse skuadra e udhëhequr nga Nuno Espirito Santo, do të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve.

Për 24-vjeçarin kishte pasur interesim edhe nga ish-skuadra e tij, Barclona, mirëpo nuk kishte ndonjë ofertë zyrtare.