Drita si kampione e Kosovës do të luaj në raundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve.
Sipas shortit të hedhur nga UEFA disa ditë më parë, Drita do të ndeshet me kampionët e Andorrës.
Sonte janë luajtur ndeshjet e fundit edhe në Andorrë, dhe kampion është shpallur Inter Escelades.
Kush është Inter Escaldes?
Ky klub është themeluar në vitin 1991 duke qenë edhe një prej themeluesve të Primera Division (Super ligës së Andorrës) në vitin 1995.
Deri në vitin 2015 kjo skuadër ka luajtur në në Primera Division, por në këtë vit u largua nga liga elitare për t’u kthyer dy vite më vonë.
Rezultatet më të mira kjo skuadër i kishte në sezonat 1999-00 dhe 2000-01 kur u renditen në vendin e tretë, si dhe në sezonin 2001-02 kur u shpallën nënkampion të garave të Kupës.
Për dallim nga Drita që tashmë ka marrë pjesë në gara evropiane (edhe në Ligë të Kampionëve edhe në Evropa Ligë), Inter Escelades nuk ka luajtur asnjëherë në asnjë garë evropiane.
Natyrisht që kjo është një përparësi e madhe për skuadrën kosovare.
Ekipi i Inter Escelades përbëhet kryesisht nga lojtarë andorras dhe spanjollë, por nuk mungojnë as kolumbianët dhe portugezët.
Trajneri i këtij ekipi, Adolfo Baines Pilart, ishte shpallur trajneri më i mirë në Andorrë në vitin 2019./VAR Kosova/