Një prej mesfushorëve më të mirë në botë, është gati të nënshkruajë kontratën e re.
Kevin De Bruyne, sipas Metro, do të nënshkruajë kontratën e re me Manchester Cityn.
Bisedat ndërmjet belgut dhe klubit, ende nuk kanë filluar, megjithatë De Bruyne është i gatshëm të vazhdojë të luajë për Cityn.
Mirëpo, sigurisht se asistuesi më i mirë në Premier League, do të kërkojë kushte të reja, kjo pasi që Manchester City, nuk do të jetë pjesë e garave evropiane.