Mesfushori gjerman, Leroy Sane, tashmë ka mbërritur në vendlindjen e tij, por këtë herë jo për pushime.

Ditën e enjte (nesër), ai do të kryejë testet mjekësore, për të përfunduar transferimin te Bayern Munich.

Pas testeve mjekësore Sane do të prezantohet me fanellën e kuqe të Bayern Munich dhe me shumë gjasë do të ketë numrin 10.

Në videot që ka postuar në twitter reporteri i Sky, Torben Hoffmann, shihet aeroplani me të cilin Sane ka fluturuar nga Anglia në Gjermani.

Për transferimin e Sane, ka folur edhe presidenti i nderit i bavarezëve, Uli Hoenes, i cili ka lavëdëruar punën e drejtuesve të klubit për këtë blerje shumë të rëndësishme.

Tashmë ish-anësori i Manchester City, do të bëhet së shpejti lojtar i Bayern Munich, për 50 milionë euro./VAR Kosova/