Sulmuesi i Shqipërisë, Rei Manaj, ka shënuar me fanellën e Barcelonës B.

Ndeshja ndaj Badajozit ishte e vlefshme për gjysmëfinalen e “Play-Off”-it, në Segunda Division.

Skuadra kundërshtare shënoi e para në minutën e 39-të, ndërkohë që shqiptari barazoi rezultatin në minutën e 82-të, duke realizuar në mënyrë mjeshtërore me kokë.

Goli i tij çoi ndeshjen në shtesë, duke shmangur eliminimin e katalunasve.

Ai ka shënuar edhe nga penalltia.

Goli i djaloshit nga Lushnja, ka emocionuar tej mase komentatorin e Barcelonës, i cili nuk është përmbajtur duke brohoritur me të madhe.