Gjatë ditës së djeshme u konfirmua rasti i parë aktiv me koronavirus në Superligën e Kosovës pas rikthimit të futbollit.

Ministri i Shëndetësisë, në pyetjen e gazetarit Arlind Sadiku nga SSK, se si e komenton faktin që dhjetëra futbollistëve që kanë simptoma të Covid-19 dalin dhe luajnë ai është shprehur se ata thjesht nuk duhet të luajnë.

“Ata futbollistë që kanë simptoma nuk kanë mundësi me lujtë. Duhet me ndejt në shtëpi”, ishte përgjigja e tij.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e 130 personave, ndërkohë numri total i të infektuarve është 5617.