Trajneri portugez Jose Mourinho e ka kritikuar portierin e ish-skuadrës së tij, David De Gea.

“Mendoj se Manchester United nuk bëri gjënë e duhur kur nënshkroi kontratën e re faraonike për ta bindur që të qëndronte. Ai është një portier shumë i mirë, por me shumë fat që rinovoi me ato shifra” tha Mourinho.

29-vjeçari, kur rinovoi shtatorin e kaluar deri në vitin 2023, u shndërrua futbollisti më i paguar i skuadrës.