Në fund të këtij sezoni të Ligës se Çekisë, Milan Baros, do të pensionohet.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Çekisë, ka konfirmuar pensionimin.
“Koka do të donte ende të luante, por trupi jo”, ka thënë Baros.
Milan Baros në vitin 2005, kishte fituar Ligën e Kampionëve në finalen e çmendur në Stamboll, kundër Milanos.
38-vjeçari, aktualisht luan për Banik Ostrava në vendlindjen e tij.
Baros gjithashtu në Angli ka luajtur për Aston Villa dhe Portsmouth, duke fituar FA Kupën me këtë të fundit në vitin 2008.
Po ashtu luajti edhe në Turqi dhe Francë, para se të kthehej në Republikën çeke në 2014.
Nga kombëtarja çeke, u largua në vitin 2012.