Barcelona ka arritur të fitojë si vendas ndaj skuadrës Espanyol.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi sulmuesi Luis Suarez, në minutën e 56-të.
Gjyqtari Munuera Montero, ka shpërndarë dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër.
Fillimisht u ndëshkua talenti i Barcelonës, Ansu Fati, në minutën e 50, 6 minuta pasi hyri në lojë.
E 3 minuta pas Fatit, u ndëshkua Pol Lozano.
Me këtë fitore, Barcelona është vetëm një pikë mbrapa Real Madridit, që këtë javë luan kundër Alaves.