Skuadra e Juventusit konfirmoi se edhe një talent tjetër kosovar do të jetë pjesë e “bardhezinjëve”.
Bëhet fjalë për talentin kosovar Albian Hajdari, i cili luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe përfaqëson Zvicrën U17.
Në sezonin e fundit, Hajdari ka zhvilluar 10 ndeshje me Basel U18.
Ndërkohë te skuadra italiane, Albian Hajdari do të luajë për ekipin e të rinjve Primavera.
Mbrojtësi 17-vjeçari vlerësohet si një ndër yjet e mëdha të futbollit dhe e ardhmja e Kombëtares së Kosovës, e cila duhet të angazhohet më shumë për t’i siguruar shërbimet e tij.