Menaxheri i Manchester City, Pep Guardiola thotë që ekipi i tij meriton një kërkim falje pasi që ekipi i tij në mënyrë të suksesshme hoqi ndalimin për të marrë pjesë në garat evropiane.
Të hënën, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka vendosur në favor të Manchester City sa i përket akuzave për kryerjen e “shkeljeve serioze” të rregullave të Fair Play Financiar midis viteve 2012 dhe 2016.
Të martën shefi i Tottenham, Jose Mourinho, e quajti atë një “vendim të turpshëm”.
“Ajo që ne kemi bërë është e drejtë. Jose dhe të gjithë menaxherët duhet të dinë që ne ishim të dëmtuar,” tha Guardiola.
“Neve duhet të na kërkohet falje”.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur për vendimin, gjë që tregon që të gjitha ato çfarë janë thënë për klubin nuk ishin të vërteta dhe e mbronë në fushë atë që e fituam në fushë”.
“Siç e kam thënë shumë here, nëse kemi bërë diçka gabim ne duhet të pranojmë vendimin e UEFA dhe të CAS sepse ne kemi bërë gabim. Ne mund t’a mbrojmë vetveten. Ne kemi të drejtë të vetëmbrohemi kur mendojmë që çfarë kemi bërë është e drejtë”.
UEFA e kishte dënuar Man Cityn për dy vite mospjesëmarrje në gara evropiane.
Sidoqoftë, CAS hodhi poshtë vendimin dhe i zbuti dënimin nga 30 milionë euro në 10 milionë.
Reagimet nga menaxherët tjerë në Premierë League:
Jurgen Klopp, Menaxher i Liverpool: “Nga perspektiva personale, unë jam i lumtur që Manchester City mund të luajë sezonin tjetër në Ligën e Kampionëve sepse nëse ata do të kenë 12 ndeshje më pak, kjo do t’i vinte ata në përparësi të madhe ndaj skuadrave tjera në Premier League”.
“Nuk ia dua të keqen askujt por mendoj që nuk ishte ditë e mirë për futbollin. Fair Play Financiar (FFP) është një ide e mire dhe ekziston për të mbrojtur ekipet dhe garat”.
Jose Mourinho, Menaxher i Tottenham: “Nëse nuk jeni i fajtor, ju nuk duhet të keni një gjobë. Nuk e di nëse ata janë fajtor apo jo, por në cilindo rrethanë ky ishte një vendim i turpshëm”.
Mikel Arteta, menaxher i Arsenal dhe ndihmës menaxher tek Man City: “Nuk ka dilema për atë çfarë ka ndodhur. Ata e meritojnë që të jenë në Ligë të Kampionëve sepse performanca e tyre në fushë nuk vihet në diskutim dhe rregullatorët kanë shikuar në këtë dhe ata kanë ardhur në përfundim që nuk kanë bërë asgjë gabim./VAR Kosova/