Marcelo Bielsa është hero në Leeds, pasi arriti të rikthejë klubin në Premier League pas 16 vitesh mungesë, ndërsa tani edhe një rrugë në qytet mban emrin e tij.

Por duket se kjo nuk i bën aspak përshtypje argjentinasit, që gjithmonë qëndron me këmbë në tokë.

Mediat britanike kanë zbuluar detaje nga jeta në qytet e trajnerit argjentinas, që cilësohet si El Loco (i çmenduri) dhe është vërtetë i tillë, pasi ndonëse përfiton një pagë prej rreth 6 milionë paundësh në sezon, preferon të jetojë në mënyrë shumë modeste.

“Pjesa më e madhe e këtij rajoni është rurale dhe me zemër unë jam një fshatar. Më pëlqejnë peshku dhe patatet e skuqura, por nuk lë mënjanë as biftekun nga Argjentina”, u shpreh Bielsa.