Mërgim Pefqeli dhe Kastriot Rexha, kanë shënuar për epërsinë e dyfishtë të Dritës në Podujevë.

Skuadra nga Gjilani, ka mbyllur pjesën e parë kundër Llapit, duke treguar qartë së kanë udhëtuar vetëm për fitore.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër që po luhet në të njëjtën kohë, janë duke fituar po ashtu mysafirët.

Trepça 89, është duke fituar ndaj Ferizaj. Mitrovicasit kanë shënuar 3 gola në pjesën e parë të ndeshjes.

Goli i parë i ndeshjes në fakt ishte autogol i Bardhit, kurse dy golat e tjerë u shënuan nga Arbnor Muja dhe Arb Manaj.

VAR Kosova do të ju mbajë të informuar edhe më tej me rezultat e këtyre dy ndeshjeve të javës së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll./VAR Kosova/