‘Zonja e vjetër’ është duke menduar të ndërrojë trajnerin.

Sipas La Stampa, Juventusi është në bisedime me ish-trajnerin e Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino.

Kampionët e Italisë janë duke tentuar ta sjellin në Torino argjentinasin.

Juventusi është në krye të tabelës me tetë pikë më shumë se vendi i dytë, kur kanë mbetur dhe katër xhiro në Serie A.

Megjithatë, pozita e Maurizio Sarrit si trajner, nuk është e sigurt.

Në anën tjetër Pochettino është i papunë që nga nëntori i vitit të kaluar, kur u shkarkuar nga Tottenham.