Doli dikush që nuk është i kënaqur me trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes.
Futbollisti i Kosovës Benjamin Kololli, ka thënë se nuk është i kënaqur me zviceranin.
Pakënaqësia ka të bëjë me pozitën në të cilën e vendos trajneri.
Te Kosova Kololli luan si mbrojtës i majtë, derisa në skuadrën e tij, Zurich, luan më i avancuar, pra si sulmues krahu.
Në intervistën e fundit ylli i Kosovës ka bërë të ditur se nuk është i kënaqur me Challandesin që e aktivizon atë si mbrojtës i majtë.
“Unë i kam thënë shumë herë Challandesit se nuk jam i lumtur me pozitat në të cilat më ka vendosur ai”, ka thënë Kololli.
“Ai më tha se unë duhet ta ndihmoj skuadrën. Unë gjithmonë e jap më të mirën time, edhe kur luaj jashtë pozitës sime. Por, e kam dëshmuar tani në Zurich se ku luaj më së miri”, ka thënë Kololli.