PSG do të kthehet në fushë të premten në orën 19 për të luajtur një miqësore kundër belgëve të Waasland-Beveren.
Takimi do të ndahet në katër pjesë nga 30 minuta secila, për t’i dhënë Thomas Tuchel mundësinë të vlerësojë më mirë gjendjen e lojtarëve të tij.
“Të premten do të luajnë të gjithë një orë. Objektivi ynë është të jemi të përgatitur për sfidën ndaj Saint-Etienne” tha trajneri.
Derisa finalja e Kupës së Francës do të luhet më 24 korrik.