Në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, Real Madrid ka siguruar titullin e kampionit në La Liga.
Sulmuesi francez Karim Benzema, shënoi dy gola në këtë ndeshje.
Duhej të ishte pikërisht ai që të kishte këtë përgjegjësi. Ai që e udhëhoqi Real Madridin gjithë këtë sezon.
Golin e parë, numri 9 shënoi në minutën e 29-të, pas asistimit të kroatit Luka Modric.
Benzema shënoi edhe në pjesën e dytë, nga pika e bardhë.
Për mysafirët, shënoi Iborra.
Me këtë fitore, Real Madrid ka fituar titullin e 34-të në La Liga./VAR Kosova/