Muhamet Mokaev është një prej sportistëve më me perspektivë në artet marciale.
Krahasimet me kampionin e UFC-së, Khabib Nurmagomedov, kanë qenë të pashmangshme.
Të dy vijnë nga republika ruse e Dagestanit dhe veshin edhe veshjet tradicionale shumë shpesh, raporton BBC.
Ata kanë stile të ngjashme në luftim dhe të dy janë të pamposhtur.
Mokaev u bë i famshëm me luftërat e tij në veri-perëndim të Anglisë, pasi erdhi nga Dagestani në moshën 12-vjeçare si refugjat.
8 vjet më vonë, në ditëlindjen e tij të 20-të, ai do të bëjë debutimin e tij profesional të shtunën në Suedi.
“Dua të jem kampioni më i ri në histori të UFC-së”, tha ai për BBC Sport.
“Dua t’iu tregoj të gjithëve se nga asgjëja mund të bëhen numër një”, tha Mokaev.
“Khabib është një model për gjeneratat e reja, por unë dua të jem i pari Muhamed Mokoaev, e jo Khabibi i dytë”, tha ai.
“Unë dua të jem kampioni më i ri i UFC ndonjëherë,” i thotë ai BBC Sport. “Unë dua të tregoj fëmijëve që mund të vijnë nga asgjëja dhe akoma të jesh numri një.
“Dua të krijoj historinë time”, përfundoi ai./VAR Kosova/