Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, më shumë gjasë në fund të këtij sezoni do të largohet nga Turqia.

Kjo për faktin se ka shumë skuadra evropiane që janë të interesuara për sulmuesin e Fenerbahçes.

Mediat në Turqi raportojnë se garës për Muriqin i është futur edhe skuadra italiane Roma.

Ky interesim sipas të mediumit turk Hurriet, shihet si lajm i mirë për Fenerbahçen, që ka nevojë për shitjen e lojtarëve.

Bomberi nga Prizreni i lindur më 1994, në 32 ndeshje këtë sezon ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 7 asiste./VAR Kosova/