Trajneri i Juventusit Maurizio Sarri, ka folur për të ardhmen e tij te Zonja e Vjetër.
“Unë kam një kontratë dhe dua ta respektoj me çdo kusht”, tha Sarri.
Ai bëri marrëveshje tre-vjeçare me Juventusin, kur erdhi nga Chelsea në qershor të vitit të kaluar.
I pyetur nga gazetarët nëse ka frikë nga shkarkimi, italiani u përgjigj në mënyrë epike.
“Të më pyesësh a kam frikë për të ardhmen time, është si të pyesësh një shofer të Formula 1, a ka frikë nga shpejtësia?”, tha Sarri.