Juventusi ditë më parë festojë sërish titullin si kampion i Italisë. Mirëpo mbrëmë kampionët u mposhtën nga Cagliari.
Trajneri italian Maurizio Sarri është ankuar se ekipi i tij po luan shumë shpesh.
Sipas tij, Juventusi është ekipi i vetëm në Evropë që luan 5 ndeshje në 12 ditë.
Dhe për këtë ai ka treguar se si do të veprojë në ndeshjen e së shtunës kundër Romës.
“Kundër Romës do të luajmë me futbollistët U23, për t’i rikuperuar endergjitë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve”, tha Sarri.
Zonja e Vjetër do të luajë kundër Lyonit.