Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, e ka komentuar debaklin e pësuar nga Milano.
Sarri insiston se Juventusi as nuk duhet të tentojë ta analizojë “bllokimin e trurit” kundër Milanit.
Sipas tij, se skuadra e tij ishte e klasit botëror dhe në kontroll total për 60 minuta të ndeshjes.
“Ne e kishim një bllokim të plotë të trurit për 15 minuta. Kjo i ka ndodhur edhe disa skuadrave të tjera në këtë periudhë. Ne duhet t’i marrim gjërat pozitive nga kjo ndeshje dhe ajo më pozitivja është që ishim në kontroll për një orë” tha Sarri.