Ndeshja ndërmjet skuadrave spanjolle Fuenlabrada dhe Deportivo La Coruna është shtyrë.
Shtyrja e lojës ndodhi për shkak se shtatë persona rezultuan pozitiv me Covid-19.
Ndeshja ishte paralajmëruar të zhvillohej të hënën (sot), por Diario de Cadiz raporton se rezultatet pozitive të testeve, dolën disa orë para fillimit të takimit.
Fuenlabrada, skuadër e Secunda Division tenton ‘t’i bëjë vend vetes’ duke u promovuar, kurse La Coruna lufton për mbijetesë.
Orari i ri i ndeshjes, nuk është vendosur ende.