Trajneri portugez Jose Mourinho, njihet për karizmin e tij. Por në shumë raste, ai tregohet edhe i rreptë me lojtarët e tij.

Kështu të paktën kishte ndodhur sa ishte trajner i Interit, skaudër me të cilën kishte fitur Ligën e Kampionëve.

Ish-lojtari i Interit Ëesley Sneijder, në një intervistë për Mirror, ka folur për kohën nën urdhrat e ‘The Special One’.

Sipas Sneijder, Mourinho ishte treguar shumë i mirë me lojtarët, madje kishte lejuar edhe pirjen e duhanit.

“Ai dinte të na trajtonte mirë. Jose na tha: Unë ju jap më shumë liri sesa jeni mësuar të keni, por në kthim dua një ekip më të mirë. Gjatë ndeshjeve kërkonte gjithçka nga ne, por jashtë fushe na jepte shumë hapësirë. Pirja e duhanit…? Jam i sigurt se ai e dinte që bënim edhe nga këto gjëra”.

Por jo me të gjithë sillej mirë. Holandezi ka treguar se cfarë kishte ndodhur mes Mourinhos dhe italianit, Mario Balotetlli.

 “Mourinho gjithmonë na mbronte, por nuk mund ta teproje me të. Balotelli e provoi këtë. Ai ishte i ri dhe mendoi se dinte gjithçka. Kur Mourinho nuk po e aktivizonte shumë, Mario hyri në dhomën time natën dhe më tha para lojtarëve të tjerë se po e linte grumbullimin, ngaqë donte të luante më shumë. Mourinho e mori vesh dhe na tha që Baloteli nuk do të ishte i mirëpritur nga askush në skuadër, derisa të kërkonte falje për të gjithë. Kështu e dënoi. Gjatë finales së Ligës së Kampionëve i tha atij të nxehej për 45 minuta, pastaj udhëzoi Materazzi ta bënte këtë për pesë minuta. Materazzi hyri në lojë, ndërsa Mario jo. Mourinho ka ligjet e tij…”, ka thënë holandezi.